Theth, nisin përgatitjet për sezonin turistik/ Prefektja Angoni: Qendra e Vizitorëve e hapur nga 15 qershori

spot_img

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Thethi, i ndodhur në zemër të Alpeve 70 km larg nga Shkodra, ka nisur përgatitjet për fillimin e sezonit turistik veror.
Në vijim të masave përgatitore për çeljen e sezonit turistik prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni, bashkë me drejtuesen e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Xheni Halili, panë nga afër kushtet në ambulancën e Thethit, e cila që pritet t’i nënshtrohet rikonstruksionit të pjesshëm.
Prefektja Angoni tha se “ambulanca është e pajisur me të gjithë medikamentet dhe pajisjet mjekësore, për të ofruar një shërbim mjekësor sa më cilësor këtë sezon”.
Po ashtu prefektja Angoni zhvilloi një takim me disa subjekte turistike në Theth, ku u informua mbi parapërgatitjet për sezonin veror, në respektim të protokolleve antikovid, ndërkohë që vijon procesi i vaksinimit për operatorët turistikë.
Qendra e Vizitorëve Theth do të jetë e hapur për turistët duke nisur nga data 15 qershor, në gatishmëri të plotë për një verë të jashtëzakonshme në Alpe.
“Çdo ditë në punë për një sezon turistik të sigurtë”, – shtoi Angoni.

 

Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh. Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles