TIRANË, 31 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga livadhet me zambakët e Poetit mbi fshatin Xibër – Hane, Klos.
Përmes rubrikës “Beautiful Albania – Të njoh me Shqipërinë”, Rama ndau pamjet mbresëlënëse nga livadhet e Klosit.
“Të njoh me Shqipërinë, livadhet me Zambakët e Poetit mbi fshatin Xibër- Hane, Klos”, shprehet Rama krahas videos.
Zambakët e Poetit në vendin tonë rriten në vargmalet e Matit dhe në fshatin Novosej të Kukësit, dhe pamja që ka lëndina është thjesht magjike.
Përveçse bukurisë që ofrojnë, aroma e lules është po aq e magjishme sa dhe vetë legjenda e saj prej nga ka marrë edhe emrin. Zambaku i Poetit është një lule mjaft e veçantë. Me gjethe gjatore në fund e me një kërcell të gjatë që përfundon kokulur.
/r.e/