Trumza është një barishte e çmuar që i përket familjes së nenexhikut. Ajo përdoret gjërësisht në kuzhinë dhe për më tepër ka veti të shumta shëruese. Trumza është përdorur nga kultura të ndryshme për arsye të ndryshme.
Shumë kohë para se të zbulohej nga mjekësia moderne, ajo përdorej e copëtuar për të shëruar plagët dhe për të shmangur infeksionet. Trumza numëron një numër të madh përfitimesh, por ne do të ndalemi vetëm në disa prej tyre:
Veti anti-bakteriale
Vaji esencial i trumzës pengon rritjen e baktereve brenda dhe jashtë trupit. Ai vret bakteret, si dhe i mban ata larg nga organet e trupit. Kjo është veçanërisht e dobishme në shërimin e infeksioneve bakteriale si dhimbja e barkut, dhimbja e veshkave, infeksionet bakteriale në organet gjenitale, në zorrë, në sistemin e frymëmarrjes, si dhe ekspozimin e jashtëm të plagëve.
Veti anti-kancerogjene
Studimet kanë treguar se trumza e egër shkakton vdekjen e qelizave të kancerit të gjirit. Gjithashtu, është provuar se vaji esencial i trumzës trajton me sukses kancerin e gojës dhe atë të vezoreve.Gjithashtu, një tjetër zbulim konsiston në aftësinë e saj për të mbrojtur organizmin nga shfaqja e kancerit të zorrës së trashë.
Veti anti-reumatike
Vaji esencial i trumzës është ideal për shërimine reumatizmës dhe artritit. Shërben si një nxitës duke stimuluar dhe aktivizuar qarkullimin e gjakut. Ka aftësinë të largojë të gjitha toksinat nga trupi juaj.
Shërben si një tonik
Trumza dhe vaji i saj ndihmojnë qarkullimin e gjakut, zemrën, sistmein e tretjes, atë nervor si dhe forcon imunitetin.
Shërben si një ilaç ideal për zemrën
Problemet e zemrës janë në një shkallë alarmante dhe në këto kushte përdorimi i trumzës , sidomos vajit të saj do të ishte gjëja më e mirë që mund të bëni. Ajo mban në kontroll valvulat në mënyrë që të funksionojnë siç duhet, duke relaksuar kështu arterit dhe venat. Në këtë mënyrë, preioni i gjakut reduktohet dhe muskujt e zemrës bëhen më të fortë.
(Visited 917 times, 1 visits today)