Përbërësit
PËR 5 PERSONA
- 800 gr mish pule (mundë të jetë dhe mish tjetër)
- 1 qepë
- 400 gr spinaq
- 2 patate
- 400 gr kërpudha
- 2 thelbinjë hudhër
- 1 kubë supë
- 2 gota ujë
- 200 gr djathë
- kripë
- piper
- vaj
Hapat
- Coptojmë mishin e pulës në pjesë të vogla. Në një tigan nxejmë vajin dhe fërgojmë mishin e pules, pastaj shtojmë qepët e coptuara dhe kërpudhat
- Marim një tavë dhe vendosim masën në të, pastaj shtojmë patatet e qëruara dhe të prera në kube shumë të vogla, hudhrat e coptuara, përbërsit i përziejmë, pastaj shtojmë spinaqin.
- Shtojmë krypë dhe piper sipas shijes, kuben e supes e përziejmë me ujë te ngrohte derisa ajo të shkriej, dhe e shtojmë në tavë
- Tavën e pjekim në furrë në temperaturë 250gradë, për 40 minuta
- Mbas 40 minutash tavën e heqim nga furra dhe sipër hedhim djathë të grirë në rende dhe prapë e kalojmë në furrë për 10 minuta të tjerë derisa djathi të shkrihet