Përbërësit

  • 2 copa mish gjoks pule
  • 2 kungulleshka mesatare
  • 3 domate
  • 150 gr kërpudha
  • 1 qepë
  • 2 gota djathë mocarella apo djathë të butë
  • 2 thelbinjë hudhër
  • 1 filxhan kafeje ajkë (bën dhe qumësht)
  • 2 lugë djath kaçkavall
  • Krip
  • Piper te zi
  • magdanoz

Hapat

  1. Fillimisht grijmë kungulleshkat në rende.
  2. Mishin e pules e coptojmë pastaj e kryposim dhe i shtojmë pak piper të zi.
  3. Mishin e rendisim në tavë, sipër mishit vendosim kungulleshken e prerë në rende, pastaj shtojmë domatet e prera në formë rrethore.
  4. Kërpudhat i pastrojmë dhe i prejmë, poashtu dhe qepen, pastaj i fërgojmë në tigan për 5 minuta, këtë masë e shtojmë në tavë tek përbërsit e tjerë.
  5. Në një enë përziejmë qumështin me kaqkavallin e grirë në rende, shtojmë dhe hudhren e prerë imët, pastaj masen e vendosim në tavë.
  6. Taven e mbulojmë me djathin mocarella, sipër mundë të shtojmë magdanoz për shije.
  7. Taven e mbulojmë me folie alumini, dhe e pjekim për 45 minuta në temperaturë 200 gradë
    Ju bëftë mirë.