Kjo pjate eshte me e njohura e krahines se Tiranes dhe perben nje recete tradicionale Shqiptare.
E gatuar ne tave dheu e cila i jep edhe aromen karakterisitike, mund te pregatitet me mish vici te prere ne kubike apo me melci vici .
Perberesit per 4 persona:
450 gr mish vici
250 gr gjize pa kripe ose djath feta-feta
1 qepe te mesme
100 gr gjalp
1 luge miell
3 luge vaj ulliri
kripe
piper
spec i kuq djeges
Pergatitja:
Si fillim, presim mishin e vicit dhe qepen ne kubike dhe i kaverdisim ne tigan me vaj ulliri per 15 minuta.
Ne nje tigan tjeter shkrijme gjalpin dhe shtojme miellin, gjizen ose djathin feta-feta, piperin e zi, kripen dhe specin e kuq djeges (sasia sipas deshires).
I bashkojme te gjithe perberesit bashke (mishin e vicit dhe qepen me gjizen) dhe i ndajme neper tava dhèu te cilat i vendosim ne furre te parangrohur ne 350 grade per 15 minuta.
E servirim kete pjate te ngrohte.
*Keshille: Nqs duam t’i japim taves nje ngjyre te kuqe te lehte, shtojme gjate pregatitjes edhe nje domate te grire ne mixer apo 3 luge gjelle salce domatesh. Gjithashtu, nese mishi qe do te perdorim nuk eshte shume i njome, mund ta ziejme fillimisht ne tenxhere me presion dhe me pas te vazhdojme me proceduren si me siper.