Taliatele me karkaleca dhe pana
INGREDIENTËT
300 gr makarona taliatele
400-500 gr karkaleca të qëruar
Lëngu i 1/2 limoni organik dhe lëkura e grirë në rende
Majdanoz i grirë
2-3 lugë gjalpë
2 thelpinj hudhër
2-3 lugë pana
Borzilok
Kripë
Piper
UDHËZIMET
1
Në një tigan, skuqim karkalecat me 1 lugë gjalpë.
2
I heqim dhe i lëmë mënjanë.
3
Shtojmë në tigan gjalpin që na ka mbetur bashkë me hudhrën pluhur.
4
I përziejmë për 1 minutë me lugë druri dhe në nxehtësi të ulët, derisa gjalpi të marrë aromën e hudhrës.
5
Shtojmë më pas panën, borzilokun, majdanozin, lëngun dhe lëkurën e limonit.
6
Shtojmë karkalecat që kishim lënë mënjanë dhe e lëmë në zjarr për 2 minuta.
7
Vëmë taliatelet të ziejnë sipas minutave që shkruhen në paketimin e tyre.
8
I kullojmë dhe i hedhim në tiganin ku kemi karkalecat.
9
I shërbejmë menjëherë.