Posted on

Supe me mish

Perberesit:

– 150 gr mish ne copeza te vogla
– 2 luge miell
– 2 luge kos ( mund te mos perdorni kos)
– 1 veze
– 2 luge gjalp
– 1/2 limon leng
– piper i kuq
– kripe

Pergatitja:

Ne nje tenxhere me uje zini mishin. Miellin, kosin, lengun e limonit dhe vezen rriheni mire ne nje tas. Masen hidheni ne tenxheren e mishit, shtoni kripe dhe lereni te zien edhe per pak minuta. Ne nje tigani shkrini gjalpin dhe shtoni biberin e kuq, pastaj kete hidheni tek supa. Supa eshte gati.

Posted on

Buke e mbushur

Perberesit:

-1 buke e rrumbullaket
gjalp
-1 spec i verdhe i pjekur
disa bishta qepesh te njoma
-50 gr djath kackavall ose i bute per pica
-4 domate te thata (mund te perdorni -2-3 te fresketa ne mungese)
-120 gr proshute

Filloni me specin duke e prere ne feta te holla. Vazhdoni me djathin,duke e prere ne feta te holla dhe pastaj me proshuten.
Prisni buken me nje thike te mprehte ne katrore( shih foton. Nuk duhet ta prisni gjer ne fund ne bazen e bukes.)
Trashesia e fetave duhet te jete rreth 3,5 fillojme e fusim ne te prerat e bukes djathin, specin e vazhdoni rradhen me specin e domatet. Ne fund fusni dhe fije qepesh te njoma. E lyeni nga siper buken me gjalp me ndihmen e nje furce. E mbuloni me leter alumini dhe e piqni ne furre per 15 min. Pastaj hiqeni letren dhe vazhdoni pjekjen edhe 10 min ne varesi te furrit. Kujdes mos e digjni! Vereni ne tavoline e secili te sherbehet vete

Posted on

Akullore me kumbulla

Akullore me kumbulla

Akullore me kumbullaPërbërësit:

Për 4 persona:

400 g kumbulla të zeza, 250 g sheqer, 1/4 L ujë, kanellë, 1 të bardhë veze, 1 portokall.
Pëgatitja:

Lani kumbullat, hiquni bërthamat, pritini në copa të vogla, hidhini në një enë të madhe me 2 lugë sheqer dhe lëkurën e portokallit të grirë, lëreni në qetësi për 10 minuta. Ndërkohë jepini një valë ujit me sheqerin dhe kanellën, lëreni të ziejë për 10 minuta, ftoheni sherbetin dhe hidhjani kumbullave. Vendoseni përgatesën në makinën e akullores duke vepruar sipas instruksioneve të apartit.

Posted on

Djathe me domate ne furre

Përbërësit:
-200 gr djathë
-4 l. supe vaj ulliri

-1 spec jeshil
-rigon
-1 domate
-piper i kuq djegës

Ne një tas balte, qeramikë vini djathin. Shtroni domaten ne feta e sipër specin ,po ne feta. Hidhni djathin,rigonin e ne fund piperin djegës. I hidhni dhe vajin. E piqni ne gril rreth 15 minuta dhe e servireni menjëherë.
Përdoret dhe për antipaste ose meze. Mund te piqet dhe ne mikrovale.

Posted on

Byrek Llukanik me domate

Perberesit:
-1 pakete me pete sfoliata
-1 f. caji dhjath
-2 f. caji rikota ose gjize pa kripe
-2 domate te medha ne feta
-300 gr krem qumeshti ,e % te ulet yndyre
-1 veze
-10 copeza llukanika (salcice e trashe),ose 1 f. caji me copa lukanika qe u keni hequr lekuren e te prera imet si kima
-2 l.supe kackavall te grire
-piper

E hapni sfoliaten mbi nje siperfaqe te pudrosur me miell dhe pastaj e hapni me kujdes ne nje pireks qe anet te teprojne nga jashte. Ne nje tas perzjeni djathin me rikoten. Shtoni vezen,kremqumeshtin,kackavallin dhe copat e lukanikos,qe i keni bere si kima. Hidheni masen mbi sfoliaten dhe ktheni anet rreth e rrotull si kurore.
Ky byrek mbetet i hapur nga siper. Prisni domatet ne feta dhe i rregulloni siper. I mbuloni me pak piper. Piqeni byrekun ne 180 grade per 45′-50′. Servireni te vaket.
Ju befte mire!

Posted on

Veze te furres me spinaq

Perbersit:

-6 Kokrra veze
-500 gr spinaq
-400 gr beshamel
-6 Luge vaj ulliri ’’Altis’’
-1 Thelpi hudher
-1 Luge vere e bardhe
-100 gr djathe parmixhano i grire
-Kripe

Pergatitja
Nxehim furrën në 200 gradë celcius. Ziejmë spinaqin për dy minuta me pak ujë të valuar me kripë, e kullojmë nga uji i tepërt. Në një tigan të madh hedhim 4 lugë vaj ulliri ’’Altis’’, nje hudhër të grirë në copëza dhe më pas spinaqin që kemi kulluar e trazojmë për afro 3 minuta. I hedhim kripë dhe e hapim në një tavë furre. Në një tjetër tigan hedhim ujin, hedhim pak kripë, shtojmë një lugë uthull të bardhë. Në një pjatë thyejmë një kokërr vezë dhe më pas e hedhim në ujin e valuar. E lëmë të mpikset mirë dhe e heqim me ndihmën e një lugë me vrima. Këtë veprim vijojmë dhe me vezët e tjera. Pasi vendosëm vezët mbi spinaq shtojmë një shtresë beshamel, e spërkasim sipër me djathë parmixhano dhe e fusim në furrë për 5-10 minuta, derisa të marrë ngjyrë të verdhë. E heqim nga furra dhe e lëmë në temperaturën e ambjentit për 15-20 minuta dhe e shërbejmë te ngrohtë.

Posted on

Byrek me domate dhe salmon

Perberesit :
-200 gr brum ,
-500 gr domate të prera ,
-120 gr salmon me vaj ,
-një tufë majdanozi pak kripë

Pergatitja :
Lajini domatet dhe pritni në feta për së gjati, duke hequr pjesët e panevojshme. Kriposini lehtë dhe vendosini në një kullesë për të humbur ujin. Hapeni brumin në një tavë furre të mbuluar me letër zjarrduruese. Shponi pjesën e poshtme me pirun dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lënë anëve një bordurë prej 1,5 cm. Transferojeni në furrë të nxehur më parë me temperaturë 220 gradë dhe lëreni vetëm për 10minuta. Ulni temperaturën në 200 gradë dhe vazhdoni ta piqni për 20 minuta të tjera, derisa brumi të vijë mirë dhe domatet të jenë pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni në qendër filetot e salmonit. Mbuloni sipërfaqen me fletët e borzilokut dhe majdanozit dhe lëreni të ftohet para se ta shërbeni.

Posted on

Akullore me kafe e zabajon

Akullore me kafe e zabajon

Akullore me kafe e zabajonPërbërësit:

Për 4 persona:

4 lugë kafe, 4 të verdha veze, 120 g sheqer, 2 gota verë e bardhë.

Përgatitja:

Punojini të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të përftohet një masë e bardhë dhe e fryrë. Shtoni dalngadalë verën. Vendoseni mbi zjarr të dobët dhe hiqini sapo masa të fillojë të trashet dhe para se të vlojë. Ftoheni. Përmbysini format në pjata të vogla dhe hidhuni përsipër kafen.

Posted on

Buke gershet tringjyreshe

Perbersit:
-4 gota miell
-1 filxhan kafeje vaj ulliri
-1 & 1/2 gote uje
-1 & 1/2 luge caji kripe
-1 luge caji sheqer
-1 luge maja
-pak qumesht

Ndersa sasite e rigonit,salces dhe proshutes jane : 1 luge rigon, 3/4 luge salce e kuqe dhe nja 2 feta proshute te prera ne copeza te vogla.

Per te pergatitur buken perzijini te tere permbajtesit ne nje tas dhe punojeni brumin per nje cope kohe.[Perpara se ta hidhni dhe majane me permbajtesit e tjere , vijeni te tretet ne pakez qumesht te vaket.Eshte me mire kur lihet ne qumesht se ne uje.]
Me pas ndajeni brumin ne 3 pjese dhe perzini cdo pjese me (rigonin,salcen, proshuten) ose me cfare te doni ju.Psh nese perdorni zarzavate mund te perdorni nga ato qe leshojne ngjyre si panxhar,karrote,spinaq etj.Panxharin dhe karroten eshte mire ta zini dhe ta kulloni mire para perdorimit.
Pasi ta perzini brumin me to , perpunojeni serish.Me tej mbulojini 3 copat e brumit me nje lecke pak te lagur dhe lijeni brumin te vije per 30 minuta.Me pas punojeni dhe pak me dore dhe pastaj cdo cope brumi hollojeni ne forme shiriti .Pastaj lidhini tre shiritat ne menyre qe te formohet nje gershet brumi.Lyjeni me pak te verdhe veze siper .Mund ti hidhni dhe susam siper brumit nese deshironi.
Shtrojeni brumin ne nje tepsi ku keni vene leter furre me pare dhe vijeni te piqet ne furren e ndezur me pare me 200-250 gr C.Koha e pjekjes varet nga deshira juaj ,kryesisht kur merr ngjyre te kafte ose te kuqerremte eshte gati.

Posted on

Tortë boronicë të shpejtë

torte

torteRecetë për 12 copë.

Përbërësit:
-1 copë paketë pete të tortës (ose ju mund të bëni vetë)
– 250 g boronicë të ngrirë
– 1/2 lugë sheqer
– 5 ml krem të bardhë
– 1 gotë xhel rrush pa fara të kuqe
– 100g bajame

Përgaditja:
1.Le të shkrini boronicët dhe pastaj përzijeni me sheqer.
2. Me mixer duheni të rraheni kremin.
3. Shkriheni xhelin në një tigan rreth ngrohjes të ulët.
4. Shtroheni një bazë të petes në një pjatë dhe përhapeni xhelin.
5. Shto 1/3 të kremit në krye dhe përhape atë.
6. Shto bazën tjetër të petes.
7. Grriheni bajamen dhe përzijeni me pak krem dhe pastaj përhapeni atë në peten të tortës.
8. Shto bazën e fundit të petes.
9. Përhapeni pak krem në skajet dhe në krye. Shtoni boronicë dhe zbukuroni me kremin të mbetur.