Syri i Kaltër/ Rehabilitim rrugës së destinacionit turistik tepër të kërkuar

spot_img


TIRANË, 31 maj/ATSH/ Rruga e Syrit të Kaltër, rreth 30 minuta larg nga Saranda, nuk do të jetë më problematike për turistët vendas e të huaj.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi bën të ditur se “kemi ndërhyrë për të zgjidhur infrastrukturën e një prej destinacioneve më të kërkuara në vend”.

“Rehabilitimi i kësaj rruge, përveç korsisë së makinave, përfshin korsi biçikletash dhe këmbësorësh, si dhe shtigje turistike. Po studiohet ndërtimi i parkimit jashtë saj dhe lëvizja në rrugë do të bëhet me tren elektrik”, – tha Klosi.

Ministri Klosi shprehet se “Syrit të Kaltër një nga perlat e rivierës shqiptare nuk i mungojnë vizitorët në asnjë stinë të vitit. Me shtrimin e rrugës, fluksi i tyre pritet të rritet. Shijonin peizazhin e gjelbër e të kaltër, si dhe ujërat e ftohtë të tij turistë nga Rusia, Brazili, Bosnja dhe vende të tjera”.

Syri i Kaltër i konsideruar si një parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë, si dhe perlë të turizmit veror gjendet pranë fshatit Muzinë, pranë Rrugës nacionale Delvinë-Gjirokastër, rreth 30 minuta larg nga Saranda. Brenda zonës së mbrojtur përfshihen sipërfaqe ujore, sipërfaqe pyjore, livadhe dhe toka bujqësore. Nga pikëpamja mjedisore e shkencore, me harmonizimin midis pyllit të dendur dhe gjelbërimit gjithëvjetor, burimeve ujore të Syrit të Kaltër me ujërat e kthjellëta dhe të ftohta, ky park nga pikëpamje turistike dhe ekologjike paraqet rëndësi të veçantë kombëtare.

Syri i Kaltër tërheq shumë vizitorë nga mbarë bota./k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles