Përbërësit:
5 karota,
2 gjethe selino,
1 qepë,
15 g gjalpë,
1 l. lëng pule,
200 ml. qumësht kokosi,
4 gjokse pule,
piper i kuq.
Përgatitja:
Në një tigan të madh, shkrihet gjalpi, shtohen qepët e prera në copa dhe pasi të jetë skuqur pak qepa shtojmë selinon e prerë hollë. Presim sa perimet të bëhen transparente dhe më pas shtojmë karotat e prera në kubik.
I lëmë të skuqen të gjitha për 10 minuta dhe më pas shtojmë lëngun e pulës. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë për 30-40 minuta.
Në fund shtojmë qumështin e kokosit dhe gjoksin e pulës të prerë në copa. Presim 3-4 minuta derisa pula të ketë valuar me pjesën tjetër të recetës dhe përzierjen e hedhim në blender.
E shërbejmë në tas duke shtuar edhe një copë mish në qoftë se dëshirojmë, një gjethe selino dhe pak piper të kuq.