Perberesit:
-1 kg peshq te ndryshem te madhesise mesatare
-5 qepe mesatare
-5 domate te grira ne rende
-1 gote vere e kuqe
-3 thelpij hudhre te grire
-2-3 dege majdanos
-gjethe dafine
-1 limon (lengu)
-vaj ulliri
-kripe e piper
Ne nje tenxhere veme 2-3 l. Caji vaj skuqim lehte 3 qepe te prera ne feta,derisa te zbuten. Shtojme kokat e peshqeve,majdanosin, dafinen, lengun e 1/2 leng imoni, kripe e piper, veren dhe 700 gr uje. I mbulojme dhe i leme te zjejne 30′, duke hequr shkumen qe mund te nxjerrin. Kullojme lengun dhe e veme ne nje tenxhere te paster ,ku kemi hedhur dhe 2 qepet e tjera te prera ne feta te holla, hudhra, domatet, peshqit dhe vajin tjeter te ullirt. Provojme per kripe dhe e veme supen te zjeje dhe 30′,ne zjarr te ngadalte. Ne fund shtojme dhe piper te sapo bluar dhe e servirim me kruton te skuqur ose te pjekur ne furre.
Shenim: Kruton eshte buke e thekur e prere ne kubike te vegjel qe skuqet me pak vaj ne tigan ose piqet ne furre me pak vaj ulliri.
E pergatisim vete ,ose e blejme te gatshme ne s. market.