Supë orizi me vezë dhe me limon

spot_img

receta gatimi per pergaditjen e supes orizi me veze dhe me limonePër 4-5 persona nevojiten:

  • lëng mishi 1,5 litra,
  • oriz 4 lugë gjelle,
  • gjalpë 10 gr ose l lugë gjelle,
  • 1 të verdhë veze,
  • 1/2 kokrre limon,
  • majdanoz,
  • kripë,
  • piper i zi.

Përgatitja:

Në lëngun e mishit hidhet orizi i larë e i pastruar, kripa dhe lihen të ziejnë në zjarr të ngadaltë rreth 30 minuta. Në fund supës i shtohet pak lëvore limoni e grirë me rende; i jepet një valë, hiqet nga zjarri dhe pas 5-6 minutash rregullohet me të verdhën e vezëve. Për këtë, në një enë porcelani hidhet e verdha e vezës, rrihet mirë dhe duke e rrahur i shtohet lëng limoni ose limontoz i tretur në ujë dhe pak e nga pak lëng supe. Në fund rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi, sipas dëshirës.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles