Perberesit:
-per qoftet
-300 gr mish i grire
-nje e bardhe veze
-nje dore majdanoz
-kripe , piper i zi
-nje grusht oriz
per supen
-1 lt leng mishi ose l lt uje ku do te hidhni koncentrat mishi
-nje luge miell
-nje veze
-lengu i nje limoni
Zihet pakez orizi.Mishi i grire perzihet me orizin, majdanozin e grire holle, te bardhen e vezes , kripen, piperin e zi.Krijoni nga kjo mase qofte te vogla te rrumbullakta.
Ne tenxhere vini lengun e mishit ose ujin ku keni hedhur koncentratin e mishit dhe pasi ta keni zier , hidhini qoftet te marrin nje vale. Me tej hiqini qoftet.
Perzini ne nje tas vezen me miellin dhe lengun e nje limoni.Shtojini pak nga lengu i mishit/uji i tenxheres duke e perzier me ngadale ne menyre qe veza te mos mpikset.Me tej hidheni te teren ne tenxhere dhe perzijeni nje cope here.
Ne fund hidhini dhe qoftet siper .
Supa eshte gati.Servireni te ngrohte.
Ju befte mire !?/yummania/