Përbërësit:
▪ 150 mililitra qumësht nga arra e kokosit
▪ një tufë e vogël me rrënjë të koriandrit
▪ dy feta xhenxhefil
▪ dy speca të kuq, pikant
▪ një lugë gjelle me salcë peshku
▪ një lugë gjelle me lëng lime
▪ 250 gram mish pule
▪ tri domate të vogla, të ndara përgjysmë
▪ pesë kërpudha të njoma, të ndara në katër pjesë
Përgatitja:
Nxehni në tigan qumështin e kokosit, derisa të fillojë të vlojë.
Shtoni xhenxhefilin, specat dhe rrënjët e koriandrit. Përzini përbërësit për një minutë, e më pas shtoni mishin e pulës.
Vazhdoni të përzieni në temperaturë të lartë, derisa pula të jetë gati, pastaj shtoni kërpudhat, domatet, salcën e peshkut dhe lëngun e limës.
Vazhdoni të përzini në temperaturë të lartë, derisa pula të jetë pjekur si duhet.
Shërbejeni dhe shijojeni.