Përbërësit
– 1 qepë
– 1 pras
– 3 kalli misri misra
– 1 patate
– 600 ml qumësht
– 1 L lëng vegjetal
– kripë, piper
– arrë moskat
– vaj ulliri
– 1 lugë shafran Indie
Përgatitja
Prisni hollë qepen dhe prasin në rrathë. Mbani në një anë 3 lugë misra. Qëroni pataten dhe priteni në copa të vogla. Ngrohni një lugë vaj në një enë dhe më pas shtoni qepën dhe prasin, skuqini për 3 minuta dhe më pas shtoni kripën dhe patatet.
Lërini në zjarr për 5 minuta dhe më pas shtoni dy garuzhde lëng vegjetal, mbuloni me kapak dhe lërini në zjarr për 10 minuta.
Më pas shtoni misrin dhe qumështin dhe mbulojeni përsëri me kapak dhe vazhdoni ta gatuani dhe për 15 minuta të tjera.
Ndërkohë ngrohni pak vaj në një enë dhe hidhni misrat që mbajtët veç, kriposini dhe aromatizoni me piper dhe gatuajini për 5 minuta në zjarr të lartë. Shtojini supës shafranin e Indisë, rregulloni me kripë dhe piper dhe mbani veç një garuzhde. Frulojeni pjesën tjetër të supës dhe më pas shtojini pjesën që mbajtët veç duke e holluar sipas dëshirës.
Ndajeni supën me misra në pjata dhe kompletojini me misrat e skuqura.