Përbërësit
1 qepë e madhe
3 karrota mesatare
200 gr patate
1 lakër
100 gr presh
1 thelp hudhër
100 gr gjalpë
150 gr dhjamë
kripë, piper i bluar
2 litra lëng mishi
4 të verdha vezësh
*Përgatitja
1. Qeroni qepën, karrotat, patatet dhe pritini në formë kubi.
Prisni hollë lakren e preshin dhe copëtoni thelpin e hudhrës.
2. Shkrini copën e dhjamit në një tenxhere në gjalpë të nxehtë.
Shtojini qepën,karrotat, lakrën, preshin dhe lërini të skuqen
për 5 minuta.
3. Shtoni patatet, hudhrat dhe spërkatini me kripë dhe piper.
Hidhni lëngun e mishit mbi perime. Mbuloni tenxheren dhe
lëreni te zihet për 35 minuta në zjarr të ngadaltë.
4. Përzieni në një filxhan të verdhat e vezës . Hiqni tenxherën nga zjarri dhe shtojini
përmbajtjen e filxhanit.
5. Perziejini derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme.Lëreni të
ziejë 5 minuta dhe shërbejeni supën të nxehtë./d.a/