Perberesit:
1 koke qengji + 2 liter uje te ftohte
300gr te brendshme qengji (melci, gjendra etj)
4 qepe te njoma
3 luge oriz
2 veze
60gr gjalp
1 tufe koper, lengun e 1 limoni, kripe,piper
Pergatitja:
Grijme holle pjesen e bardhe te qepeve te njoma dhe i kaverdisim ne gjalp ne zjarr te ulet derisa te zbuten, shtojme te brendshmet e qengjit ne copa te vogla dhe i skuqim mire per 2-3 minuta duke i rregulluar me kripe dhe piper.Shtojme lengun e kokes te nxehte, mishin e kokes, dhe e leme supe te gatuhet per rreth 30 minuta ne zjarr mesatar. Shtojme orizin dhe e leme edhe per 20 minuta te tjera derisa te gjithe perberesit te jene zbutur.Ne nje ene te vogel rrahim vezet, i shtojme lengun e limonit dhe kete mase ia shtojme supes magjerica duke e perziere gjate te gjithe kohes ne menyre qe veza te mos pritet. E rregullojme se fundi edhe me koper te grire holle dhe e servirim! Supe Magjerica. Recete e marre nga Big Market
Post Views:
1,024