Pëbërësit:
¼ filxhan vaj ulliri
1 qepë
3 karota
4 gjethe selino
3 thelpinj hudhër
8 gota lëng pule
226 gr makarona
4 gota mish pule i zier (i copëtuar)
½ filxhan majdanoz
Djathë parmixhan
Kripë
Piper i zi
Përgatitja:
Në një tenxhere shtoni vajin e ullirit dhe vendoseni në zjarr në temperaturë mesatare. Shtoni në të qepën, karotat, selinonë, pak kripë dhe piper të zi. Gatuajini për rreth 15 minuta derisa perimet të zbuten.
Më pas shtoni hudhrën e copëtuar dhe kaurdisini edhe për 1 minutë. Hidhni lëngun e pulës, makaronat dhe mishin e pulës.
Lërini të ziejnë për rreth 10 minuta, hidhni pak kripë dhe piper të zi dhe majdanozin e copëtuar.
Largojeni supën nga zjarri dhe shërbejeni me pak djathë parmixhan.