Supe gruri

spot_img

Ingredients

For 4 Person(s)

Supe gruri

  • 100 g grure
  • 1 karrote
  • 2 qepe
  • 1 presh
  • 1 dege selino
  • 2 domate te fresketa
  • 2 gjethe dafine
  • pak vaj ulliri
  • pak kripe
  • pak piper

Supe gruri Directions

  1. Si fillim pastrojmë e lajmë mirë grurin. E fusim në një enë qelqi dhe e mbushim me ujë, e lemë kështu përreth 30 minuta. Më pas e kullojmë.
  2. Marrim qepën, preshin, karotën e selinonë, i lajmë, e i presim në copa të vogla. Më pas i hedhim në një tenxhere ku kemi hedhur më parë vaj ulliri. Vendosim tenxheren në zjarr, i trazojmë herë pas here. Shtojmë në këtë moment grurin. E trazojmë mirë. Pas disa minutash shtojmë domatet e grira. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe ulim zjarrin. Kur domatja të jetë shkrirë komplet shtojmë ujë të ngrohtë. I hedhim kripë, piper dhe gjethet e dafinës, i trazojmë mirë dhe i mbulojmë me kapak. I lemë të ziejë përreth 40-50 minuta.
  3. Nëse gruri do akoma të ziejë mund të shtojmë akoma ujë të ngrohtë dhe e lemë të ziejë akoma. ( Mund të shkurtoni kohën e zierjes së grurit nëse e zieni në tenxhere presioni).
  4. Më pas e hedhim supën në pjata dhe e shërbejmë të nxehtë me pak vaj ulliri sipër.
  5. Ju bëftë mirë !

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles