Perberesit per 6 persona:
– 1 filxhan thjerreza te kuqe te thata, te prera
– 1 qepe e kuqe, e prere ne copa
– 2 karrota te medha, te prera ne copa
– 1 dege selino, e prere ne copa
– 1 pastinak, i prere ne kuba
– 1 thelb hudher i grire
– 5 filxhane leng perimesh
– 2 luge te vogla piper i kuq
– Piper i zi I sapo bluar
Per ta servirur:
6 luge gjelle djathe i bute pa yndyre (sipas deshires); buke e bardhe ose e zeze.
Pergatitja:
– Vendosim thjerrezat, qepen, perimet, lengun e perimeve dhe piperin e kuq ne nje tenxhere
– I zjejme ne temperature te larte per 10 minuta
– Ulim nxehtesine, e mbulojme dhe e leme te zjeje per 20 minuta, ose derisa thjerrezat dhe perimet te jene zbutur
– E leme supen te ftohet dhe me pas e perzjeme ne mikser
– E trazojme deri sa te formohet njeperberje e njetrajtshme
– E hedhim supen perseri ne tenxhere, e ngrohim plotesisht, shtojme piper sipas shijes.
– Per ta servirur, e shperndajme supen ne pjata te ngrohta dhe I shtojme nje luge djathe te bute, nese deshironi. Mund ta zbukurojme me barishte dhe e sherbejme menjehere
Vlerat ushqyese:
Thjerrezat permbajne nivele te larta vitamin B, te cilat mendohet se ndalojne krijimin e nje substance te quajtur homocistine e cila mund te krijohet ne trup dhe te demtoje zemren.
Analiza per nje porcion:
– Kalori 87
– Proteina 4.4 g
– Karbohidrate 18 g
– Sheqer 5 g
– Yndyre 0.4 g
– Yndyrna te ngopura 0.07 g / The Healthy Heart Cookbook/ Kuzhina per Semundjet e Zemres