Per 4 persona ju duhen:
– 2 selino mesatare (perdoret pjesa e bardhe e rrenjes per kete supe dhe jo kercelli)
– 200 gr kos
– 1 luge miell (mund te perdorni dhe miell dietik)
– lengu i nje limoni
– pak kripe dhe piper i zi
– uje rreth 1 lt ose leng mishi 1 lt
– pakez koper e grire
– 1 luge pana ne fund
Përgatitja :
Qerojini selinot dhe pritini ne copa te vogla.Pasi ti shpelani , vijini te zihen ne ujin/lengun e mishit ku te keni futur dhe lengun e limonit (kjo ndihmon te mos nxihet selino dhe i jep shije te kendshme).Lijeni te zihet , me tej merreni selinon (duke perdorur kullojse.mos e hidhni ujin qe zite selinon) dhe copetojeni fare imet ne mikser. Ne nje tas perzini kosin me miellin mire , deri sa te krijohet nje mase e njetratshme.Shtojeni kete dhe selinon e grire ne tenxhere ku ndodhet uji /lengu i mishit dhe filloni ti perzini mire pa lene qe mielli te krijoje toptha te vegjel.Nga fundi shtoni kopren, kripen e piperin e zi dhe panen nese deshironi. Mund ta servirni te ngrohte ose te ftohte.