Përbërësit
- 8 feta buke
- 2 thelpinj hudhre
- 200 gr gruviera
- 1 L lëng mishi
- kripë
- piper
Hapat
- Thekni fetat e bukës në furrë, lyejini me hudhër pastaj vendosini të shtrira në një enë balte ose xhami zjarrdurues, duke i vënë në mënyrë të alternuar edhe shtresat e djathit gruviera.
- Hidhini kripë e piper sipas dëshirës.
- Njomini lehtë me lëngun e mishit, i cili duhet ta mbulojë tërësisht bukën dhe vendosni enën në furrën tashmë të nxehur, në 200 gradë, për 15 minuta.
- Në fund buka do të ketë thithur të gjithë lëngun e mishit. Shërbejeni menjëherë.