TIRANË, 12 korrik /ATSH – I. Vata/ Suedia zbut kufizimet për qytetarët shqiptarët që duan të udhëtojnë nga Shqipëria në Suedi.
Lajmi bëhet i ditur nga Tirana International Airport e cila njofton se Suedia lejon qytetarët shqiptarë të udhëtojnë vetëm me pasaportë biometrike dhe testin PCR.
“Të gjithë pasagjerët shqiptarë që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në Suedi, vetëm me detyrimin e testin PCR negativ të 48 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e Tirana International Airport. /a.a/