Strudel me patëllxhan, domate e borzilok

spot_img

Strudel me patëllxhan, domate e borzilokPërbërësit :

-1 petë sfoljatë

-3 feta Mozzarella (lloj djathi)

-2 patëllxhanë mesatarë

-3 domate

-1 thelbi hudhër

-borzilok

-vaj ulliri

-kripë

Përgatitja:

Presim patëllxhanët në formë kubike dhe i vendosim në një tigan me pak kripë e pa yndyrë. Bëjmë kujdes që të mos digjen dhe pasi të jenë zbutur shtojmë vaj ulliri, hudhrën dhe domatet që i kemi prerë me copa të mëdha. E lemë në zjarr derisa masa të zbutet mirë. I heqim nga zjarri dhe shtojmë lart borzilokun dhe djathin Mozzarella, që e kemi prerë në copa të vogla. Këtë masë e shtrojnë mbi petën sfoljatë dhe e mbledhim. Sipërfaqen e lyejmë me vezë, të rrahur më parë dhe e pjekim në furrë me 200 gradë për 40 minuta.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles