Speca me mocarela

spot_img

Speca me mocarelaPërbërësit e nevojshëm:

-4 speca jeshilë,

-100g djathë mocarela,

-2 salsiçe të tymosura,

-2 thelpinj hudhër,

-2 copa djathë të shkrirë,

-kripë dhe piper i zi.

Përgatitja: 

Në një enë të madhe e të thellë grijmë djathin mocarela dhe e përziejmë me djathin e shkrirë. Salsiçet i presim në kubikë dhe i shtojmë në enë. I përziejmë me lugë druri derisa masa të bëhet homogjene. Specave u heqim bishtat dhe farat. Duke përdorur një lugë kafeje, mbushim specat me masën që përgatitëm. Specat e mbushur i rendisim në pjatë dhe i lëmë të qëndrojnë derisa të forcohet përmbajtja përbrenda. Domatet i presim në feta të holla dhe i rendisim shkallë-shkallë në pjatë. Specat e mbushur i presim në feta. Fetat e specave i rendisim mbi fetat e domateve në pjatën ku do ta shërbejmë.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles