Spageti me të zezë sepjeje, kallamarë e oktapod

spot_img

Spageti me të zezë sepjeje, kallamarë e oktapodPërbërësit për 4 persona:

400 gr spageti, 200 gr kallamarë, 250 gr oktapod, 1 sepje për t’i marrë bojën e zezë, 1 thelb hudhër, gjysëm qepe, ½1/2 gotë verë e bardhë, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 1 tufëz majdanoz i grirë hollë, kripë e piper sipas dëshirës.

Përgatitja:

Në një tigan të thellë, hedhim vajin e ullirit. Kur të nxehet hedhim thelbin e hudhrës e pasi ajo skuqet shtojmë qepët, kallamarët, oktapodët e prerë në copa të vogla dhe i lemë të marrin një valë në zjarr mesatar për maksimumi10 minuta.

Pasi përzierja e mësipërme është gati hedhim bojën e sepjeve dhe në fund spageti-t e ziera në ujë të bollshëm me shumë kripë dhe i përziejmë të gjitha së bashku. Në fund i shtojmë majdanozin e grirë hollë dhe e zbukurojmë me domate qershiza.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles