Banorët e Parisit kanë votuar për ndalimin e skuterëve elektrikë të vetëshërbimit në kryeqytetin francez, njoftoi kryebashkiaku i Parisit.
Të dielën, është mbajtur një referendum nëse do të ndalohen me qira skuterët elektronikë, të cilët shkaktuan një grindje publike në muajt e fundit.
Anne Hidalgo në një konferencë shtypi tha: “Nga 1 shtatori, nuk do të ketë më skuter në Paris”.
Komuna e Parisit në një deklaratë vuri në dukje se 103,084 votues morën pjesë në referendum, dhe 89% e tyre votuan pro ndalimit.
Shkalla e pjesëmarrjes në konsultimin publik ishte shumë e ulët pasi në listat zgjedhore ishin regjistruar 1,382,322 zgjedhës – kështu që vetëm 7,45% e tyre shprehën mendimin e tyre.
Përdorimi i skuterëve elektrikë në Francë shkaktoi polemika për shkak të aksidenteve, trotuareve të mbushura me automjete të parkuara rastësisht dhe shoferëve që nuk respektonin rregullat e trafikut.
Në vitin 2022, policia regjistroi 337 aksidente në Paris, duke përfshirë një vdekjeprurës, sipas transmetuesit lokal Franceinfo.
Lime, Dott dhe Tier janë kompani që operojnë në Paris, me një total prej 15,000 deri në 22,000 skuter elektrike, tha transmetuesi BFMTV.
Burimi: AA