Si t`i gatuash ndryshe fasulet e së hënës

spot_img

Sot është e hënë dhe nëse bën pjesë në atë grupin që radhën e kanë fasulet, mund të provosh një recetë ndryshe. Fasule në tavë me mish pule. Receta gjendet në blogun Adda`s All dhe sigurisht më poshtë.

Përbërësit

1 Qep

200 gr. Fasule

4 Pjesë pule

2 lugë Vaj ulliri

2 lugë Gjalpë

2 gjethe Dafinë

3-4thelpinjë Hudhra

disa degë Trumëz

Sa mjaftonë Kripë

Sa mjaftonë Piper të zi

Lërini fasulet në ujë për më shumë se 4 orë në këtë mënyrë do njomën dhe tretja e tyre pasi i keni konsumuar do jetë më e lehtë.

Më pas vendoseni të ziejnë në ujë me kripë derisa të jenë gati. Kullojini.

Veçmas zieni mishin e pulës me gjethe dafine dhe disa thelpinjë hudhër derisa të  jete gati rreth 15 -20 minuta i duhen.

Vendosni gjalpinë të shkrihet sëbashku me vajin e ullirit, shtoni dhe  gjethet e trumzës. Vendosni copat e pulës të thekërisën nga te dy anët. Kur të jenë gati hiqini dhe ruajini mënjanë. Te i njëjti tigan kaurdisni qepën e grirë imët sëbashku me hudhrat e prera në feta dhe sapo të fillojë të zverdhet bashkoni fasulet e kulluara nga uji. Kaurdisni për pak minuta që shija e tyre të pasurohet me aromën e mirë të qepës dhe gjalpit dhe kur e shikoni që janë mjaftueshëm kriposini, piperosni vendosni dhe mishin që lamë mënjanë. Shtoni dhe 4-5 garuzhe nga lëngu i pulës dhe trasferojeni përgatitjen në furrën e ngrohur me parë në 180°C për 45-50 minuta ose  derisa sipërfaqa të jetë ajkosur. Nëse e doni me më shumë lëngë mund ti shtoni akoma me shumë lëngë pule në të kundërtërn mund ta lini akoma në furrë nëse e dëshironi të thatë.

Shërbejni me feta buke të thekur.

Këshilla ime është ta kosnumoni vetëm në drek dhe nëse do i lejoni vetës më pas një shëtitje apo pak aktivitet fizik. Mos e përgatisni shpesh se bëheni të varur.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles