Përbërësit:
-bukë të butë për tost,
-proshutë në feta,
-djathë mocarel,
-domate në feta,
-gjethe sallate jeshile,
-rrëza
Përgatitja:
Mes dy fetave të bukës vendosni vetëm proshutën dhe djathin mocarel. Rregulloni shijen me erëza dhe nëse keni nevojë të shtoni kripë. Futeni në furrë për disa minuta duke e kontrolluar pjekjen. Pasi ta nxirrni, shtoni fetat e domates dhe sallatës. Mund ta shoqëroni me patate të skuqura.