[ad_1]
Sallata ruse është një nga sallatat më të shijshme në të gjithë botën. Sot po iu sjellim dy sekrete të vogla të cilat do e shndërrojnë sallatën ruse në kryefjalën e ditëve festive: limoni dhe uthulla!
Nëse sallatës ruse i shtoni këta 2 përbërës shija do të jetë fantastike
Përbërësit:
4 karota
200 gr bizele
4 patate
50 gr kastraveca turshi
3 vezë
Uthull
Kripë
Vaj ulliri
300 gr majonezë
Përgatitja:
Në fillim qëroni dhe lani karotat dhe patatet, prisni patatet në kubikë dhe karotat në formë rrethore
Në një tenxhere hidhni ujë dhe vendosni karotat të ziejnë, së bashku me patatet dhe bizelet
Pasi perimet janë zierë, fikni zjarrin dhe lërini të ftohet. Ndërkohë në një tenxhere të vogël zieni vezët
Për të patur shije perfekte të vezës duhet që 30 minuta para se të zieni vezët të hidhni uthull sipër
Hidhni në një enë të gjitha perimet, kastravecat e prerë, vaj ulliri, uthullën, lëng limoni dhe kripë
Majonezën dhe vezën i përziejmë në copa të vogla dhe shtojani sipër sallatës
Pjatën futeni në frigorifer dhe lëreni për 1 orë. Ju bëftë mirë!/shije
[ad_2]
Source link