Si të gatuajmë bukë fokaça me oriz të zi

spot_img

Përbërsit

Modifiko porcionet

200
Miell

150
Miell orizi te zi

4 luge
Vaj ulliri

2 luge kafeje rrafsh
Kripe

20gr
Maja birre

2 luge kafeje rrafsh
Sheqer kaf

Per te lyer siper
Gjysem filxhani kafeje
Vaj ulliri

Gjysem filxhani kafeje
Uje

dy mollza gishtash
Kripe

Përbërsit

  • Per te lyer siper

Udhëzime



Shpërnda




Në ketë recetë do të shohim një variant të bukës fokaça (focaccia) të pergatitur me miell orizi të zi, të quajtur oriz Venere. Orizi Venere eshte nje varjant orizi i cili vjen nga nje shartim i orizit normal me ate aziatik. Ka shije pak me te fortë dhe gjatë pjekjes ka një aromë te këndëshme buke të pjekur. Orizi i zi eshte shumë i pasur me fibra, vitamina dhe kripra minerale dhe ne te njejtën kohë me më pak kalori se sa orizi i bardhë. Receta përgatitet me dy tipe mielli; mielli i grurit i tipit 00 dhe mielli i orizit te zi Venere.

(Visited 1 times, 1 visits today)

Hapat

1

I kryer

Ne nje tepsi hidhni brenda dy tipet e miellit dhe i trazoni mire me nje pirun.

2

I kryer

Shkrini majane ne uje te vaket dhe e lini menjane. Shtoni si fillim tek tepsia, kripen, sheqerin, vajin dhe me pas filloni te zini brumin duke trazuar dhe shtuar ujin me maja.

3

I kryer

Pasi e keni bere brumin e lini te vije per gjysem ore.

4

I kryer

Nderkohe pergatisni ne nje filxhan masen me te cilen do lyeni siper fokacian. Hidhni gjysem filxhani kafeje me vaj ulliri dhe gjysem filxhani me uje. Shtoni dy mollza gishtash me kripe

5

I kryer

Merni nje tepsi katrore dhe e lyeni me bollek me vaj ulliri, hapni brumin me duar derisa te mbuloni komplet taven. Me gisha formoni gropeza siper brumit dhe me nje penel e lyeni brumin nga siper me vajin dhe ujin me kripe qe pergatitet me pare.

6

I kryer

E vendosni fokacen ne furre te piqet per 20 minuta ne 220 grade. Kur fokaca te jete gati e prisni ne forma katrore. E sherbeni me djath te bardhe kremoz siper si dhe me proshute ose domate.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles