Si të bëni përsheshin më të mirë me kulaç dhe mish pule
Për të bërë një kulaç, nuk duhet të jetë patjetër një festë. Receta më poshtë do ju vërtetojë sesa e thjeshtë mund të jetë ajo. Hidhini një sy:
Përbërësit:
1 kulaç i parapërgatitur me miell gruri
1 pulë
mëlçitë e pulës
3 qepë të grira imët
pak kripë
3 lugë gjelle me nenexhik
Përgatitja:
Në fillim pjekim pulën me pak vaj dhe kripë. Ndërkohë marim kulaçin dhe e copëtojmë në pjesë të vogla. Në një tigan skuqim qepën së bashku me mëlçitë e pulës. Pas 5 minutash i shtojmë yndyrën e pulës që poqëm dhe pak ujë.
I lëmë në zjarr me temperaturë mesatare për 25 minuta dhe më pas ia shtojmë kulaçit. Sipër mund ti shtoni djathë kaçkavall të grirë imët. Lëreni të ftohet pak, para se ta shërbeni. Kulaçi është gati!