Përbërësit:
-Patate (aq kokrra sa ju duhen për numrin e shishqebapëve që parashikoni të bëni),
-sallam,
-shkopinj për shishqebap,
-kripë,
-piper,
-vaj ulliri.
Për salcën:
-Kos,
-mustardë,
-vaj ulliri,
-kopër.
Përgatitja: Zjeni së pari patatet por jo deri sa të zbuten plotësisht. Pritini në feta bashkë me sallamin dhe kalojini te shkopinjtë e shishqebapit si në fotografi. Shtoni pak kripë e piper dhe vendosini në skarë ose në një tigan skarë për t’i pjekur duke i kthyer nga të gjitha anët. Përgatisni salcën duke përzjerë përbërësit dhe servirini së bashku.