Shendetlie
Receta e saj është ndër më të vjetrat e kuzhinës shqiptare dhe një ndër ëmbëlsirat që përherë përcjellin gëzimin dhe harenë familjare.
E përgatitur krejt lehtë, receta e saj kërkon kujdes e mbi gjitha shumë dashuri për të përftuar në fund këtë ëmbëlsirë fantastike të mbushur me arra dhe zbutur me mjaltë.
Shëndetlia shoqërohet mjaft mirë me një filxhan çaj, akullore por edhe fruta të ndryshme, veçanërisht me mollë ose ftonj.
Përgatitja e Shëndetlies krejt lehtë në shtëpi (Receta më poshtë është për përgatitjen e 25 copë shëndetlie)
3 gota ujë me miell gruri
1 gotë uji me sheqer
3 lugë gjelle mjaltë
2 kokrra vezë
200 gr gjalpë
200 gr arra
1 lugë kafeje sodë
Pak vanilje
Dy filxhanë kafeje me ujë (Për shurupin)
3 gota uji sheqer
2 gota e gjysmë me ujë
Përgatitja
Në një enë përzihen mirë vezët, sheqeri, mjalti dhe gjalpi dhe në fund shtrohen arrët.
Më pas masës i shtohet mielli i përzier me sodë buke.
Zihet brumi, i cili nuk duhet punuar shumë që të mos bëhet elastik.
Brumi i përgatitur vihet në tavë të lyer me pak gjalpë, rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me vezë, I bëhet disa viza me pirun dhe piqet për 30-35 minuta.
Pas pjekjes ftohet dhe pritet në formë rombi.
Gjatë kohës që ëmbëlsira piqet përgatisim shurupin, hedhim ujin dhe sheqerin në një enë derisa sheqeri të ketë shkrirë plotësisht dhe të përftohet shurupi.
Në fund mbi ëmbëlsirën hidhet shurupi i vakët i trashë si i bakllavasë dhe i aromatizuar me vanilje.