-
Özgür Töre -
Shtetet e Bashkuara njoftoi të dielën se po pezullon hyrjen e qytetarëve jo amerikanë që udhëtojnë nga Brazili për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kinë dhe anëtarë të Bashkimit Evropian i ishte ndaluar më parë të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany “Sot, Presidenti ka ndërmarrë veprime vendimtare për të mbrojtur vendin tonë duke pezulluar hyrjen e të huajve që kanë qenë në Brazil gjatë periudhës 14-ditore përpara se të kërkonin pranimin në Shtetet e Bashkuara”.
Braziliekonomia më e madhe e Amerikës Latine, tani ka numrin e dytë më të lartë të rasteve të konfirmuara në botë me më shumë se 350,000 infeksione dhe më shumë se 22,500 vdekje.
Ekspertët shëndetësorë thonë se numri real i rasteve mund të jetë edhe më i lartë për shkak të testimeve të pamjaftueshme në vendin me rreth 210 milionë banorë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se Amerika e Jugut është bërë një epiqendër e re e pandemisë me Brazilin më të goditurin.