Përbërësit:
- Shalqi,
- konjak,
- mjaltë,
- kivi,
- banana,
- mollë,
- rrush,
- barbaroz,
- dardhë,
- pjeshkë.
Me anë të një luge akulloreje formojmë disa sfera prej dardhe, pjeshke dhe molle, fruta këto të cilat ia kemi hequr lëkuarën. Shalqirin e presim në formë shporte dhe e pastrojmë nga pjesa e brëndshme. Shportën e krijuar e vendosim në një pjatë të cekët të cilën e kemi dekoruar me lule.
Në pjesën e brëndshme të shalqirit vendosim sferat e shalqirit dhe të frutave të tjera të cilat i kemi përgatitur pak më parë. Sipër shportës do të vendosim edhe një bistak rrushi. Kivin të cilin e kemi pastruar nga lëkura e tij e presim ne formë luleje dhe e vendosim sipër shportës. Me një mollë të kuqe mund të bëjmë disa dekoracione të ndryshme dhe t’i vendosim në anë të pjatës për t’u servirur.