Përbërësit për 4 persona:
1 kg sardele
2 karota
1 kokërr qepë
1 filxhan me ujë
1 filxhan me uthull
1 filxhan me vaj ulliri
piper të zi
kripë
rigon
hudhra
5-6 gjethe dafine
Përgatitja:
I lajmë sardelet dhe i lëmë të kullojnë. Më pas i fusim në tenxhere. Sipër tyre shtojmë gjethet e dafinën, qepët e prera në rrathë, karotat e prera rrumbullake, ujin, uthullën,vajin e ullirit, piperin, kripen, rigonin. Kështu do të vazhdojmë edhe me shtresën tjetër deri sa të mbarojnë sardelet.
I lëmë 30 minuta në temperaturë mesatare dhe më pas i servirim.