-300 gr qiqra të thata
-180 ml ujë I ftohtë
-1 lugë kafeje sodë buke
-4 lugë tahina (salcë që bëhët me fara susami)
-4 lugë gjelle lëng limoni
-2 thelpinj hudhër
-Kripë, pipër i zi
Përgatitja:
Në një enë vendosni fillimisht qiqrat dhe sodën e bukës. Hidhini ujë të ftohtë dhe lërini ashtu për një ditë. Të nesërmen, shpëlajini, kullojini dhe zjeini me zjarr të ngadaltë për afro 50 minuta. Ndërkohë grini tahinën, shtojini lëngun e limonit, kripën, piperin e zi dhe hidhini në mikser.
Në mikser shtojini gradualisht ujë që salca të mbetet kremoze dhe e njëtrajtshme. Hidheni në një enë dhe zbukurojeni më majdanoz, disa qiqra të pa bluara dhe pak vaj ulliri.