Salmon me salcë domatesh

spot_img

Salmon me salcë domateshPërbërësit:

* 4 fileta salmoni nga 150 gr,
* 3 dcl vaj ulliri,
* 1 qepë,
* 4-5 domate të mëdha,
* 2-3 thelpinj hudhre, kripë, 1 lugëz e rrafshuar sheqer, disa fletë fesligjen (borzilok),
* 50 gr gjalpë,
* 1/5 kg spinaq të freskët, disa kokrra ulliri, majdanoz,
* 3 dcl verë të bardhë,
* 2 lugë uthull,
* 1 lugë gjalpë,
* 1 lugë miell,
* 2 dcl qumësht.

Përgatitja:

Çdo copë e salmonit pritet horizontalisht në tri fileta. Kriposen, u hidhet vaj ulliri dhe qëndrojnë në vend të ftohtë. Qepa e grirë në rende fërgohet 4 minuta në vajin në të cilin është marinuar salmoni. Shtohet hudhra, përzihet 2-3 herë sa ta lëshojë aromën, pastaj shtohen domatet e qëruara dhe të prera në katrorë të vegjël. Në zjarr të ngadaltë zihen domatet 40 minuta.

Para përfundimit, hidhet1 lugëz sheqer, kriposet sipas shijes dhe hidhet fesligjen i prerë imët ose i tharë. Në vend të salcës së përgatitur, mund të përdoren 4 lugë pure domatesh e gatshme, por ajo e përgatitur, është më e shijshme.

Spinaqi i përvëluar e i kulluar fërgohet në gjalpë 2 minuta. Në një lugë gjalpë fërgohet mielli 1-2 minuta. Shtohet qumështi dhe, duke e përzier vazhdimisht, vlohet salca edhe 3-4 minuta gjersa të trashet.

Në tepsi të lyer me yndyrë radhiten 4 fileta salmoni, mbi vihen fleta spinaqi, pastaj beshamelli e mbi të purea e domateve. Prapë vihet nga një filetë salmoni, spinaq, beshamell dhe mbulohet me salmon. Hidhen verë dhe uthull dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur për afro 15 minuta.

Salmoni i pjekur vendoset në 4 pjata e përreth, derdhet lëngu në të cilin janë pjekur. Zbukurohet me ullinj dhe fleta majdanozi.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles