Sallatë turshi

spot_img

Sallatë turshiPërbërsit:
-1 kg. tranguj të vegjël,
-1 kg. karota,
-1/2 kg. domate jeshile,
-1/2 kg. speca jeshile,
-1 kg. lulelakër,
-1 kg. lakër,
-750 ml. Uthull,
-200 gr. sheqer,
-125 gr. kripë,
-250 ml. Ujë,
-1/2 l. Vaj,
-1 lugë e supës piper të zi kokër.

Përgaditja:
1. Pastrojeni mirë trangujt,domatet dhe specat.
2. Karotat pastrojeni mirë dhe preni në rath.
3. Në një enë të madhe së pari vendosni karotat.
4. Prejeni trangujt në rath dhe qiteni mbi karota.
5. Pastaj qiteni specat e prerë në rathë dhe domatet.
6. Lulelakrën pastrojeni dhe ndajeni në pjesë të vogla dhe qiteni mbi domate.
7. Lakrën prejeni holl dhe qiteni mbi lulelakër.
8. Në një tenxhere qesim uthullën, ujin, sheqerin, kripën, vajin, piperin. Kur masa fillon të valojë e qesim në enën ku i kemi perimet.
9. Enën e mbulojm për 15 minuta.
10. Lëngun që e kanë lëshuar gjatë 15 minutave ja marim dhe ja valojm përsëri dhe ja shtojm prap perimeve. Kështu veprojm tri herë.
11. Masën e lëmë tërë natën ose deri sa të ftohet dhe fillojm e qesim nëpër kavanozë.
12. Mbyllim kavanozët mirë me kapak.
13. Kavanozët i lëmë në një vend të ftoht dhe i hapim mbaj 5-6 jave.
Shënim: kavanozët duhet të jenë 1l.
Ju bëftë mirë.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles