Përbërësit
– rukola,
– domate qershize,
– proshutë
– kastravec,
– ullinj,
– misra të ëmbël (i gjeni në market në kavanoza),
– djathë kaçkavall,
– kripë, vaj ulliri, uthull balsamike.
Përgatitja
Të gjithë përbërësit i hedhim me radhë në një tas sallate dhe në fund i shtojmë pak kripë, vaj dhe uthullën balsamike. Është një sallatë shumë e shijshme dhe e thjeshtë. Në fund shtojmë djathin kaçkavall, të cilin e presim me feta, duke u ndihmuar me qëruesen e patateve.