Përbërësit:
1 rrënjë selinoje, 1-2 rrepa të kuqe, 2-3 karrota, qepë të reja, disa thelpinjë hudhër, majdanoz, kripë, vaj ulliri lëng limoni ose uthull.
Rrënjët kalohen në rende në enë të veçanta.
Rrënjës së selinos i hidhet menjëherë lëng limoni që të mos nxihet.
Përzihet lëngu i limonit ose uthulla, vaji dhe kripa dhe i hidhet sallatës duke i shtuar sipas shijes hudhër, qepë të njoma dhe majdanoz.
Zbikurohet sipas shijes.