• Gjoks pule 1
• Djathë i fortë 200g
• Karota të mëdha 4
• Fara finoku 1 lugë
• 1 tufë sallatë jeshile
• 4 vezë
• ½ limon bio
• Vaj ulliri
• Majonezë 4 lugë
Për lëngun e perimeve
• 1 karotë
• 1 bisht selinoje
• 1 qepë
• 1 gjethe dafine
Koha e gatimit: 20 min
Porcionet: 4
Mënyra e gatimit: në tenxhere
Përgatitja:
• Përgatisni lëngun e perimeve me selino, karotë, qepë dhe gjethe dafine.
• Lëreni të vlojë, kriposeni dhe hidhni brenda gjoksin e pulës, të ndarë përgjysmë dhe pa kocka.
• Lëreni të ziejë për 10 min me flakë të ulët dhe pastaj shuajeni, mbulojeni me kapak dhe lëreni të ftohet mishi në lëngun e perimeve.
• Sapo të ftohet, priteni pulën me rripa dhe të njëjtën gjë bëni edhe me djathin. Qëroni karotat dhe pritni petale me qëruesen e patateve.
• Zini 4 vezë dhe pastaj lërini të ftohen për një kohë të gjatë, pritini më pas me pjesë të holla.
• Pastroni e lani sallatën jeshile dhe priteni së gjati me rripa të hollë.
• Rregulloni perimet dhe pulën në një mbajtëse sallate, marinoni me vaj e pak kripë dhe lëkurë e lëng limoni. Përziejini mirë dhe ndajeni në 4 porcione.
• Holloni majonezën me 2 lugë ujë të vakët për ta holluar pak dhe hidheni mbi pulën, aromatizoni me farat e finokut, hidhini sipër petalet e djathit dhe shërbejeni menjëherë.
Burimi: Living.al