Përbërësit:
- 6 patëllxhanë të mëdhenj,
- 1 filxhan çaji vaj ulliri,
- 2 qepë të thata të prera hollë,
- majdanoz i grirë hollë,
- 4 lugë të mëdha uthull,
- kripë,
- piper,
- hudhra.
Patëllxhanët i vendosim të piqen (në zgarën e sobës) apo në grill derisa të zbuten. Pasi të jenë pjekur, për t’i qëruar më lehtë, i vendosim në një qese plasmani për 5-10 minuta dhe pastaj lëkura u hiqet menjëherë.
Pastaj i vendosim në një enë dhe i shtzpim me pirun, derisa të krijohet një masë si krem. Shtojmë kripë, piper dhe uthull. I përziejmë dhe shtojmë vajin e ullirit. Vazhdojmë përzierjen dhe në fund shtojmë qepën, majdanozin dhe hudhra sipas dëshirës.
Si garniturë mund të përdorim ullinj dhe gjethe majdanozi.