Patatet e ziera dhe të marinuara janë një pjatë e lehtë dhe me shije.
Në këtë recetë, bashkimi i patateve me karkalecat dhe qepën e freskët të kuqe, është një kombinim i shijshëm.
Përbërësit për 4 persona:
• 5 patate të mesme
• 350 g karkaleca të freskët
• 1 limon
• gjysmë qepë e kuqe e freskët e prerë me feta dhe e lënë në ujë për ½ ore
• majdanoz i prerë imët
• pipër i zi i bluar
• 2 domate të kuqe sallate
• Kripë, vaj ulliri
Përgatitja:
Zieni patatet në ujë derisa të zbuten plotësisht. Gjithashtu zieni karkalecat për 10 minuta me pak limon dhe kripë dhe qërojini. Prisni që patatet të ftohen dhe pastaj prijini me copa të mëdha. Përzieni patatet me karkalecat me pak vaj, kripë dhe limon. Pritni domatet me kubikë të mëdhenj. Shtoni qepën e lënë në ujë dhe copat e domateve. Marinoni me pak vaj, pipër dhe majdanozin e prerë imët.
Burimi: Living.al