Ingredients
For 4 Person(s)
Sallate
- 500 gr oktapod
- 1 presh
- 20 kokrra kaperi
- 1 dege selino
- 2 patate
- 2 speca te embel
- 1 karrote
- 3 luge vaj ulliri
- kripe
- piper
Sallatë me oktapod dhe patate Directions
-
Në një enë me ujë të valuar fusni tre herë oktapodin me ndihmën e një piruni e pastaj vendoseni në ujë të ngrohtë me karotën, selinon e kripën për të filluar zierjen nga e para.
-
Mbulojeni dhe vijoni zierjen në zjarr të ulët për 1 orë. Lëreni të ftohet pa i hequr kapakun dhe më pas priteni në copa. Zieni patatet dhe pritini në kubikë.
-
Kaurdisni specat dhe preshin e prerë në rrathë me pak vaj ulliri dhe në fund shtoni oktapodin, patatet dhe kaperit. Vazhdoni kaurdisjen edhe për pak minuta. Rregulloni me kripë dhe shërbejeni të ngrohtë.
-
Ju befte mire !