-100 gr mish viçi
-50 gr elb i zier
-gjysem spec i kuq
-sallate jeshile
-uthull balsamike
-kripe
-djathe grana padano i grire
-ereza: piper dhe spec i kuq
Pergatitja:
Fillimisht presim ne copa te vogla mishin e viçit. Rrahim ne nje tas tre luge vaj ulliri me pak spec te kuq dhe ia hedhim mishit. E leme per nje ore te marinoje.
Me pas i skuqim copat e mishit ne nje tigan te nxehte. Presim specin e kuq ne shirita dhe ia shtojme mishit.
Ne nje tas hedhim elbin e zier, sallaten, specin dhe mishin. Pergatisim nje dressing me vaj ulliri, uthull balsamike, kripe, piper dhe ia hedhim sallates.
Per te formuar tasat e djathit shtrojme mbi tepsi nje leter kuzhine. Formojme disa rrathe me djathin e grire dhe i pjekim ne furre ne temp. 170°C per 10-15 min. Me pas i nxjerrim nga furra i vendosim mbi disa tasa te permbysur, ne menyre qe kur te ftohen te marrin formen e tasit.
E sherbejme sallaten me elb ne tasat e djathit.