Përbërësit:
*½ kg midhje me guaskë,
*vaj ulliri,
*lëng limoni,
*majdanoz i grirë,
*djathë i bardhë, kripë, piper
Vendosini midhjet bashkë me guaskat e tyre në një tenxhere pa hedhur ujë. Mbulojeni tenxheren me kapak dhe me të parë që fillon të nxjerrë shkumë, lëngun që ndodhet në tenxhere, ruajeni në një gotë, sepse mund ta përdorni për të bërë pilaf.
Pastroni midhjet dhe vendosini në një tas, ndërkohë që i keni kulluar, me ndihmën e një kullestre. Shtoni vajin e ullirit, lëngun e limonit, majdanozin, kripën, piperin dhe djathin e bardhë të prerë në copa të vogla dhe lëreni sallatën të ftohet për 10 minuta, në mënyrë që përbërësit të lidhen me njëri-tjetrin.
Mund ta shërbeni edhe si meze.
Ju bëftë mirë!