Sallatë kremoze me bazë patate!
INGREDIENTËT
2 patate
1 lugë çaji kripë
4 vezë të mëdha të ziera
1 qepë e njomë e prerë imët
1 kastravec i prerë në kubik
Pak majdanoz të freskët të copëtuar imët
Për salcën e sallatës:
1 filxhan me kos grek
1 lugë gjelle uthull molle
1 lugë gjelle mustardë
1 thelpi hudhër e grimcuar
Kripë, piper për shije
UDHËZIMET
1
Në një tas të vogël përzieni gjithë përbërësit e salcës dhe e lini për disa minuta në frigorifer.
2
Në një tenxhere të madhe zieni patatet për gati 10 minuta.
3
Ndërkohë duhet të keni zierë mirë edhe vezët.
4
I lini për disa minuta në ujë të ftohtë dhe më pas filloni të qëroni patatet dhe vezët.
5
Patatet i prisni në kubik të vegjël dhe i shtoni në një tas të madh.
6
Vezët i ndani në katërsh.
7
Tek tasi ku keni patatet shtoni pak kripë, qepën e njomë të grirë imët dhe majdanozin.
8
Pasi i keni përzierë shtoni salcën që përgatitët pak më parë.
9
Në fund i shtoni sipër vezët.
10
Sallata është gati për t’u ngrënë. Ju bëftë mirë!