Perberesit per 4 persona
-4 domate te forta dhe te pjekura
-500gr djath mocarela
-1 luge rigon apo borzilok te thate
-vaj ulliri
-kripe
– disa gjethe borzilok te fresket
Ne fillim, vendosim vajin e ullirit me kripe dhe rigon (apo borzilok) ne nje ene te vogel duke i lene te marinohen.Nderkohe presim ne feta me trashesi rreth 1/2cm domatet e lara e te pastruara dhe te njejten gje bejme edhe me djathin mocarela.I vendosim ne nje pjate te ceket duke i alternuar keto dy perberes si ne figure. Siper i hedhim vajin e ullirit me kripe dhe rigon dhe sipas deshires edhe disa gjethe te fresketa borziloku per zbukurim. *Shenim: Nese doni ta beni sallaten tuaj akoma me te shijshme, pregatisni nje salce borziloku duke grire ne mikser disa gjethe borzilok me vaj ulliri, pak kripe dhe stika pishe.